Transmetuar më 15-06-2018, 12:03

“Na jep orën ose të vramë”. Ky ishte kërcënimi me të cilin u përball drejtuesi i një mjeti sapo ai parkoi dhe hapi derën.

Dy persona me skafandra iu afruan me shpejtësi dhe nisën kërcënimet ndaj shoferit, i cili ishte një doktor.

Ngjarja ndodhi në Edgyware, në veri të Londrës ndërkohë autorë ishin dy persona që udhëtonin me biçikleta.

Viktimë e krimit ishte një mjek 46-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Ai sapo u kthye nga puna dhe grabitja ndodhi vetëm 10 metra nga banesa e tij.

Grabitësit morën orën dhe një celular. Ata u identifikuan dhe arrestuan disa orë më vonë.

Ndërkohë, këto lloj grabitjesh janë kthyer në shqetësim në Londër. Komediani Michael Mcintyre u grabit në të njëjtën mënyrë para disa ditësh.a/.m./noa.al/