Transmetuar më 15-06-2018, 09:10

Një skenë tejet argëtuese u filmua në kopshtin zoologjik të Nashville, në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa po vizitonte parkun, një vogëlush 5-vjeçar me emrin Ian, u ndal përpara xhamit që e ndante nga një ari.

Ndërsa vogëlushi bënte lëvizje për të tërhequr vëmendjen e kafshës, ariu befasoi me reagimin.

Edhe ai nisi të hidhet fiks si Ian, duke krijuar një sintoni perfekte lëvizjesh.

Gjithë skena që noa.al sjell në videon më poshtë u filmua nga babai i 5-vjeçarit, Patrick Parker.

“Ajo që po shikoni është vetëm një fragment i shkurtër, pasi im bir dhe ariu kërcyen me njeri tjetrin për mbi dhjetë minuta. Ishte një skenë mbresëlënëse”, shkroi Parker duke publikuar videon në rrjetet sociale. /a.y/noa.al