Transmetuar më 14-06-2018, 15:12

Ditën e sotme, në orën 17:00 do të ngrejë siparin kampionati i 21-të botëror, Rusi 2018. Ndeshja e parë do të luhet mes vendit pritës, Rusisë me Arabinë Saudite.

Por, përpara takimit është parashikuar edhe hapja që me gjasë edhe këtë vit do të jetë plot surpriza.

Mbarë bota do të jetë gjithë sy e veshë përpara ekranit për të ndjekur skuadrën e zemrës.

Favoritë për të fituar kupën e botës janë Brazili, Gjermania, Spanja dhe Franca.

Gjithsesi në futboll asgjë nuk është e parashikueshme.

Tifozët e Italisë dhe Holandës, janë ende në kohë për të zgjedhur të bëjnë tifo për një tjetër skuadër, të paktën në këtë Botëror. /k.k/noa.al/