Transmetuar më 14-06-2018, 12:58

Tashmë ka ardhur koha kur edhe në Shqipëri është më e thjeshtë marrja e një kredie me norma të ulëta interesi, norma të cilat gjithnjë e më shumë po shkojnë drejt financimit me 0% interes.

Bankat dhe bizneset po bashkëpunojnë për të stimuluar huamarrjen dhe nxitjen e konsumit në blerjen e të mirave dhe shërbimeve duke ofruar kredi pa interes. Ky lloj financimi po gjen zbatim në shumë industri të vendit dhe ofrohet për blerjen e produkteve apo shërbimeve deri në një vlerë të përcaktuar dhe për një periudhë kohore të shkurtër, kryesisht nga 6 në 12 muaj.

Në tregun e elektronikës, kompania që ofron për herë të parë financimin me 0% interes të produkteve elektroshtëpiake është Neptun, i cili që në vitin 2012 i erdhi në ndihmë blerësve të tij me këtë skemë pagese lehtësuese.

Gjatë muajit Qershor, për të gjithë klientët të cilët dëshirojnë të kenë në shtëpitë e tyre risitë më të fundit të teknologjisë, Neptun aktivizon skemën e financimit me 0% interes deri në 36 këste.

Në një kohë kur kosto e jetesës është e lartë dhe mundësitë për të përballuar pagesa fikse mujore për një kohë të shkurtër bëhen akoma edhe më të pakta, Neptun i vjen sërish në ndihmë konsumatorëve duke qenë i vetmi operator në treg që mundëson financimin me këste deri në 36 muaj, pa interes.

Kjo skemë financimi ofrohet ekskluzivisht për blerësit në Neptun. Klienti tani ka mundësinë që të përzgjedhë vetë se për sa muaj dëshiron që të zgjasë periudhën e financimit.

Nuk ka kufizime në asnjë kategori të pajisjeve teknologjike dhe tashmë është e mundur që me 0 % interes të blihen:

-Televizorët, pa kufizim modeli dhe marke

-Elektroshtëpiaket e mëdha përfshirë këtu : Frigoriferë, Lavatriçe, Lavastovilje, Soba, Pajisje inkaso dhe Kondicionerë

Është e mundur që të financohet 100 % e vlerës deri në 300,000 lekë blerje dhe mundësi zgjedhjeje nga 24 deri në 36 muaj.

Procedurat e aplikimit janë të thjeshta dhe pa shumë burokraci.

Neptun qëndron në kontakt me klientët duke i dëgjuar dhe përgjigjur nevojave të tyre.

Për të marrë informacione të mëtejshme lidhur me këtë mundësi, vizitoni web-site www.neptun.al ose informohuni edhe në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin, ku ne jemi prezentë. Përndryshe mund të tefononi në 044 50 50 50.

Neptun është pjese e Grupit Balfin, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashionit, miniera, si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR etj.