Transmetuar më 14-06-2018, 11:50

Portieri shqiptar Thomas Strakosha është vënë në qendër të merkatos.

Sezoni i mrekullueshëm i tij me Lazion ka bërë që ai të renditet mes portierëve më të mirë të Evropës.

Së fundi Lazio ka marrë një ofertë të re nga Gjermania.

Bayer Leverkusen ka ofruar 30 milionë euro për portierin shqiptar.

Kjo ofertë është mjaft tunduese për Lazion që tashmë po mendon për zëvendësuesin.

Emri që përflitet është Marco Sportielo nga Atalanta, i cili është lënë në stol nga shqiptari Etrit Berisha./a.m./noa.al/