Transmetuar më 13-06-2018, 14:29

U pickua nga një mushkonjë dhe nisi të ndihet keq. Një nënë lëshon alarmin ndaj të gjithë prindërve që të kontrollojnë fëmijët e tyre kur kthehen në shtëpi, pasi lozin jashtë.

Kjo pasi mund të jenë pickuar nga mushkonjat dhe pasojat mund të jenë shumë të rrezikshme.

Një grua amerikane nga Mississipi, Jessica Griffin, postoi në Facebook, disa fotografi të së bijës, duke treguar se si një mushkonjë e kishte pickuar në kokë.

Vajza ishte shtrirë pasi ishte kthyer në shtëpi, por kur u zgjua, nuk arrinte që të ngrihej dhe as të fliste.

Gruaja e dërgoi me urgjencë në spital, ku mjekët i bën një sërë analizash, duke konstatuar se ajo ishte prekur nga “paraliza e mushkonjave”.

Një patologji e shkaktuar nga toksinat që gjenden në pështymën e mushkonjës dhe që simptomat e saj shpesh zhduken pas 24 orësh, shkruan noa.al.

“Ju lutem kontrolloni fëmijët! Mushkonjat pickojnë më shumë fëmijët se të rriturit. U detyruam që të shkojmë në spital. Kailyn tashmë është nën vëzhgim dhe shpresojmë që gjithçka të zgjidhet. Lutuni për këtë vogëlushe”, shkruan gruaja në Facebook.

Vogëlushja u pickua gjatë fundjavës, ndërkohë që aktualisht ndodhet në spital dhe mjekët janë optimistë për shërimin e plotë, teksa shqetësimi është vërtetë i madh. /a.y/noa.al