Transmetuar më 13-06-2018, 11:25

Ajo është një prej këngëtareve që iu ka rezistuar viteve, ndonëse daljet e para në skenë i ka pasur në vitet ‘90-të.

Por këngëtarja Albërije Hadërgjonaj përveç zërit potent, ka spikatur edhe për pamjen e saj.

Ndonëse prej pak vitesh është bërë gjyshe, Albëria vijon të ketë një trup perfekt.

Por krahas fizikut edhe fytyra e saj, vijon të jetë mjaft e kuruar.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në Instastory ku shihet pa tualet, ose thuajse pa të.

Bie në sy freskia e pamjes së saj, e cila duhet thënë që duket po aq këndshëm sa dhe me tualet. /a.y/noa.al