Transmetuar më 13-06-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, me rastin e një mjeku anestezist që ka zgjedhur spitalin e Korçës për të punuar.

“Me këtë tjetër shembull kuptimplotë të suksesit të programit Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, që po përmbush hap pas hapi qëllimin e plotësimit të boshllëqeve shumëvjeçare të spitaleve rajonale për mjekë specialistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mjeku anestezist Ilir Agastra, tregon se bonusi ishte një stimul i mirë që e shtyu të punojë në spitalin e Korçës.

Ai tregon se prej dy javësh është pjesë e këtij spitali dhe ndihet mirë.

Po ashtu shton se për këtë pozicion ka nënshkruar një kontratë një vjeçare.

Më poshtë ndiqni videon me historinë e mjekut anestezist. /a.y/noa.al