Transmetuar më 12-06-2018, 20:47

Nga Mentor Kikia

Vendimi i Kolegjit të Posacëm të Apelimit dje, që konsideroi të drejtë ndërprejen e Vettingut për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, shkaktoi një valë zemërimi dhe akuzash. Të shumtë ishin ata që e konsideruan reformën të dështuar, të shitur, etj etj.

Sepse shumëkush mendon se Llalla është i korruptuar dhe ka vënë pasuri duke shitur ligjin.

Kështu mendoj edhe unë. Por unë mendoj se vendimi i Kolegjit ishte i drejtë.

Sepse ligji është shumë i qartë kur thotë:

Ata që japin dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë nuk i nënshtrohen Vettingut.

Dhe Llalla u dorëzua, ashtu si disa të tjerë që e ndjenin se Vettingu do tu zbulonte sarajet, dhe zgjodhën të largohen vullnetarisht.

Vettingu nuk është një proces hetimi penal, por një proces kontrolli që ka qëllim jo dënimin e zyrtarëve të korruptuar të drejtësisë, por pastrimin e sistemit nga të korruptuarit.

Ndaj Llallës ka një tjetër proces hetimor, të hapur për cështje shpërdorimi detyre apo pastrimi parashë.

Ndaj nuk nxitoj të dëshpërohem se reforma dështoi.

Përkundrazi, refora tregoi se nuk nxitet nga debatet publike në vendimarrjen e saj.

Nëse ai eshte i korruptuar, sic kane dale fakte deri tani, dhe do të ketë vullnet për ta hetuar e dënuar korrupsionin, Llalla të hapur e ka hetimin dhe mezi pres të mësoj nëse akuzat e publikuara deri tani edhe janë ose jo të vërteta.

Pasi korruptimi i atij që duhet të bënte drejtësi ndaj të tjerëve, është 100 herë më i rëndë se korruptimi i një zyrtari çfarë do të administratës.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al