Transmetuar më 12-06-2018, 16:17

Edhe sot ende nuk dihen arsyet e vrasjes makabre të një vajze shqiptare, në Itali.

Ndërkohë, hetuesit po përpiqen që të rindërtojnë ngjarjen për të kuptuar më shumë mbi vrasjen e Anxhela Meçanit.

E reja u hodha nga një makinë, të shtunën, ndërsa më herët ishte rrahur brutalisht për të ndërruar jetë në spital, ditën e dielë.

Mediat italiane shkruajnë se deri më tani është marrë dëshmia e një personi, ndërsa janë marrë edhe pamjet e kamerave që gjenden pranë vendit të ngjarjes.

Misteri për vdekjen e Meçanit thellohet. Sipas mediave italiane, punëtorja e seksit u hodh nga një makinë që po qarkullonte me shpejtësi në unazën e Torinos, pasi u rrah brutalisht.

Personi që lajmëroi policinë për ngjarje, nuk arriti të njihte makinën në të cilën ndodhi tragjedia.

Ai i tha policies se “dikush ka hedhur një person nga makina dhe iku".

Vajza u transportua menjëherë në dhomën e urgjencës të spitalit "Moncalieri", duke përfunduar në agoni, dhe më pas ndëroi jetë. /k.k/noa.al/