Transmetuar më 12-06-2018, 13:56

Sa herë flasim për Australinë, me siguri na vjen në mend kanguri, kafsha simbol e këtij vendi.

Në këtë shtet janë disa qendra të ngritura për asistencë dhe përkujdesje ndaj kafshëve në nevojë.

Në videon e mësposhtme shfaqen momentet e adhurueshme ku një kangur i vogël llastohet dhe luan me një nga kujdestarët.

Ai duket mjaft i lidhur dhe nuk dëshiron për asnjë çast të largohet nga kujdestari i tij.

Videoja është filmuar në qendrën “Kangaroo Sanctuary”, një prej qendrave të asistencës.

Tashmë kanguri “Indi” është bërë mjaft i njohur në botë me shpërndarjen e videos në internet./a.m./noa.al/