Transmetuar më 12-06-2018, 13:20

Lideri i Çeçenisë njihet nga gjithë bota për aktet e tij çnjerëzore duke urdhëruar vrasjen e shumë qytetarëve pa gjyq.

Po ashtu, ai ka ekzekutuar shumë homoseksualë ndërkohë ndaj Perëndimit ka përdorur retorikë të ashpër.

Ramzan Kadyrov ka mbështetjen e Kremlinit dhe ndihet i sigurt në qeverisjen e Çeçenisë me dorë të hekurt.

Por duket se ai ka kërkuar të pastrojë emrin prej vrasësi. Ai ka shkuar në hotelin ku ndodhej kombëtarja egjiptiane dhe ka kërkuar të takohet me Salah.

Kur “faraonit” i thanë se e pret një njeri i rëndësishëm, ai zbriti ta takojë. Kadyrov e ftoi Salah për një xhiro në stadiumin e Groznit, kryeqytetit çeçen.

Fotot e tyre po bëjnë xhiron e mediave botërore./a.m./noa.al/