Transmetuar më 12-06-2018, 13:13

Trejsi Sejdini modelja e cila është e njohur për publikun shqiptar me nofkën “gangsterja e Elbasanit” u bë shumë e komentuar në media që përpara disa vitesh, kur në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Trejsi së bashku me një grup dhunuan fizikisht një djalë.

Këtë vit ajo ishte konkurrente në’ Miss Universe Albania’ ku dhe mes shumë vajzave arriti të rrëmbente kurorën e më të bukurës.

Së fundmi Trejsi ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka treguar për eksperiencën e saj në këtë kompeticion, por edhe për gurët që do lëviz që të arri të jetë fituese edhe në Amerikë.

Ndër të tjera bukuroshja bjonde ka folur dhe për të kaluarën e saj dhe nofkën me të cilën ajo njihet nga të gjithë si "gangsterja e Elbasanit”.

“Gabimet në adoleshencë mund t’i ndodhin çdo njeriu. Rëndësi ka që gjëra të tilla mos të përsëriten më dhe të kem një imazh sa më të pastër dhe bota jashtë të më njohë për këtë që jam. Dua të njihem si vajza që do ta përfaqësoj ashtu siç duhet Shqipërinë në botë”, ka treguar ajo.

Gjithashtu Trejsi ka rrëfyer dhe për momentin magjik kur i kanë vendosur kurorën e më të bukurës në kokë dhe siç është shprehur ‘Kurora e Miss Universe’ ka një peshë të madhe për të.

“Kurora e “Miss Universe” ka një peshë të madhe për mua, që gjithashtu më rrit edhe përgjegjësinë para vetes dhe publikut. Është dita e dytë, pasi mora atë kurorë dhe akoma nuk e besoj dot që e kam në shtëpi. Madje, e lë te koka e krevatit që ta shikoj çdo mëngjes kur zgjohem”, ka treguar ajo duke qeshur.

Ndërsa për pjesëmarrjen e saj në ‘Miss Universe’ në Amerikë ku do të përfaqësojë Shqipërinë, Trejsi ka treguar se do lëviz të gjitha gurët për të arritur triumfin dhe sipas saj përgatitja do të fillojë që në kujdesin për veten dhe trupin e saj.

“Do të mundohem të jap më të mirën time. Do kujdesem për veten në çdo aspekt, duke filluar që nga një palestër intensive, ushqim i kontrolluar, etj.. Me pak fjalë, do të mundohem të nxjerr në pah sharmin, elegancën, klasin tim. Pra, të përfaqësoj “femrën” në plot kuptimin e fjalës”, ka përfunduar Sejdini.