Transmetuar më 12-06-2018, 08:00

Ndërkohe turistë do të hynë edhe nga kufiri tokësor e detar. Po ashtu turist konsiderohet edhe kosovari, edhe emigranti shqiptar që vjen nga Londra për të parë apo vrarë… familjen!

Nga Ylli Dylgjeri

Dhjetë milionë turistë priten të vijnë në atdheun tonë gjatë këtij sezoni turistik. Kjo është deklarata e parashikimit zyrtar që vjen nga zyrat shtetërore. Kjo shifër ka një logjikë.

Ka një parapërgatitje kontraktore. Mbi 300 avionë çartet priten të vijnë – deklaroi ministri Klosi para pak ditësh nga aeroporti “Nënë Tereza”.  Turistët do të hyjnë nga ajri, deti, toka. Kudo ku kemi kufij. Rëndësi ka të vijnë. Ky është bumm turistik rekord.

Rëndësi kanë të ardhurat. Rëndësi kanë shkëmbimet e vlerave historike e kulturore. Rëndësi ka integrimi.

Mirëpo a duhet besuar kjo shifër hyrjesh?

Për momentin po e besojmë, paçka se edhe unë hyj te skeptikët e kësaj shifre. Pyetjet që më vijnë janë të shumta:

A kemi kapacitet pritëse për të përpunuar një sasi të tillë turistësh? Nuk mund të them po.

As jo! Di që sot Ne kemi një Aeroport Nacional që përpunon në 1 vit rreth 1.3 milion udhëtarë. Ndërkohe turistë do të hynë edhe nga kufiri tokësor e detar. Po ashtu turist konsiderohet edhe kosovari, edhe emigranti shqiptar që vjen nga Londra për të parë apo vrarë… familjen! Por, turistët që hynë në Tiranë vjet kishin probleme me parkimin e mjeteve në qendër të qytetit. Një operator turistik mu qa në rrugë se është e pamundur parkimi i autobusëve “Janë mosha të thyera. Nuk mundet edhe të shohin kryeqytetin edhe mos të kenë mjetet jetike pranë! Policia na mbyti me gjoba! Nuk di edhe se ku mund të kryejnë nevojat personale!

WC-të publike mungojnë!” Këtu mu kujtua Hong Kong-u i largët. W -të aty ishin edhe pranë stacioneve të autobusëve edhe elektronikë. Zgjidhja ishte ideale. Me një monedhë hapej dera e njëherësh hapej edhe vrima e WC-së.

Sipas pagesës, për ujin e hollë apo të trashë, ishte edhe hapja e madhësisë së vrimës së jashtëqitjes që të ofronte shërbimi. Kaq. Kjo le të mbetet në vëmendjen dhe projektet e Bashkisë Tiranës.