Transmetuar më 11-06-2018, 21:54

Klubi i Skënderbeut pret vendimin final të KAS-it të Lozanës sa i përket pjesëmarrjes ose jo në Ligën e Kampioneve. Edhe pse UEFA zyrtarizmi listën e klubeve pjesëmarrëse, për Skënderbeun kjo nuk do të thotë asgjë.

Zëdhënësi i klubit korçar, Enea Zhidro, për “Panorama Sport”, u shpreh:

“Ne si klub jemi në pritje të vendimit nga KAS-i i Lozanës nëse do të marrim pjesë ose jo në Ligën e Kampioneve. Deri më tani që po flasim nuk na ka ardhur një njoftim nga KAS.

Sa i përket listës që ka publikuar UEFA, ajo është diçka formale, pasi në rast se KAS na jep të drejtë, normalisht që do të ndryshojë. Edhe dy vite më parë pati një precedent të tillë”, tha Zhidro.

Sot UEFA publikoi listën me klubet që do të marrin pjesë në Champions League dhe Europa League dhe emri i Skënderbeut mungoi.