Transmetuar më 11-06-2018, 15:12

Pas refuzimit nga Italia dhe Malta, Spanja ka pranuar që të mbajë 629 klandestinët në anijen e bllokuar në ujërat e Mesdheut.

Në bordin e mjetit lundrues gjendeshin 629 klandestinë, dhe vetëm Spanja arriti që t’i jeptëe zgjidhje kësaj situate.

Kryeministri i ri i Spanjës deklaroi se vendi i tij do të presë anijen, duke shmangur kështu një katastrofe humanitare.

Pedro Sánchez tha se do t’i jepte "port të sigurtë" Aquarius dhe 629 personave në bordin e saj.

Agjencia e OKB-së për refugjatët dhe BE, bënë thirrje më herët për të gjetur sa më parë një zgjidhje për këtë çështje.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm italian refuzoi lejen e zbarkimit. /k.k/noa.al/