Transmetuar më 11-06-2018, 14:38

Për gjithë ata persona që nuk e duan bokolin, ka një mundësi për të përfituar dobitë prej tij, por për momentin vetëm në Australi.

Tashmë mund të përfitojnë prej kafes së përbërë nga brokoli.

Quhet ‘broccoli coffee’, ka nisur të shërbehet në disa kafene në Melburne dhe përmban një ekstrakt pluhuri brokoli, të krijuar nga ekspertët e grupit ‘Hort Innovation’.

Çdo dy lugë nga ky pluhur përveçse në kafe, mund të përzihet me pije, supë, torta, etj, për të marrë gjithë fibrat, vitaminën B6, vitaminën e dhe gjithë dobitë e tjera.

Mary Ann Augustin, një nga drejtueset e projektit tha se hapi i radhës do të jetë zgjerimi i eksperimentit tek një grup më i gjerë konsumatorësh, shkruan noa.al.

Po ashtu po shqyrtohet mundësia e zgjerimit të kultivimit, si dhe krijimin e mundësive për shpërndarjen në tregun e gjerë. /a.y/noa.al