Transmetuar më 11-06-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë, duke dhënë një lajm të rëndësishëm për banorët e Fierit, Lushnjës dhe Beratit.

“Me këtë vepër të re infrastrukturore në shërbim të ekonomisë rurale dhe eksporteve të një zone ku prodhimi rritet vit pas viti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë bën me dije se Unaza Bujqësore e Myzeqesë 11 km, lidh Lushnjen, Fierin dhe Beratin.

Teksa publikon një video, thuhet se Bubullima, Krutja dhe Fiershegani lidhen me Lushnje-Fier dhe Lushnje-Berat.

“6700 hektarë tokë e kultivuar, 189 ha serë dhe 93 ha pemë. 3.6 km trotuarë me gjerësi 2 m në zonat e banuara”, nënvizohet më tej.

Në sajë të Unazës Bujqësore të Myzeqesë, Rama thotë se do të ketë kosto më të ulëta, prodhim dhe shitje. /a.y/noa.al