Transmetuar më 10-06-2018, 16:17
Një gjarpër i pazakontë për zonën është parë nga banorët e fshatit Kurqelaj në njësinë administrative Suç të Bashkisë së Klosit.
Banorë të zonës të cilët edhe kanë filmuar zvarranikun thanë se ai ishte me përmasa të mëdha, rreth 7 metra.
Banorët thanë se ky është rasti i parë që në këtë fshat të gjendet një gjarpër i këtyre përmasave.
Ata dyshojnë që ai të jetë sjellë at, nga turistë që lëvizin me motorra.
Madhësia e gjarprit ka shkaktuar frikë te banorët e zonës.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd