Transmetuar më 09-06-2018, 16:44

Nuk ka gjë më të keqe se të vuash nga mungesa e gjumit. Prandaj, nëse vuan edhe ti nga pagjumësia, me siguri ke provuar pafund mënyra vetëm për të arritur të kesh një natë të qetë.

A e keni menduar ndonjëherë se ndoshta pozicioni i krevatit me kokë nga dera mund të jetë ajo që ju pengon në gjumin e mirë?

Laura Cerrano, eksperte mendon se pozicioni i krevatit me kokë nga dera është një arsye se përse ne nuk bëjmë një gjumë të mirë.

Ajo beson se mënyra se si ne organizojmë mobiliet në dhomën e gjumit, ndikon në cilësinë e gjumit.

Ajo sugjeron që të bësh një gjumë të mirë, sigurohu që nga të dyja anët e krevatit të lësh një hapësirë të konsiderueshme të lirë, në mënyrë të barabartë.

Pra, vendoseni krevatin në qendër të dhomës. Ata që e kanë krevatin ngjitur me murin apo afër hyrjes së derës, duhet ta mendojnë edhe një herë pozicionin e tij.

Kini kujdes të lini mjaftueshëm hapësirë në kufijtë e krevatit dhe ta vendosni atë në mënyrë që të përfitoni maksimumin e pamjes që dritarja e dhomës tuaj mund t’iu lejojë të merrni. /k.k/noa.al/