Transmetuar më 09-06-2018, 09:12

Një vajzë e re 22-vjeçare, Rosaria Lobascio nga Sala Consilina, në Itali, gjeti vdekjen mbrëmjen e së enjtes, për shkak se nisi të ndihej keq.

Rosario vetëm pak ditë më parë, i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut në spitalin e Mercato San Severino (Salerno), dhe ndodhej në shtëpi për të marrë veten.

Të afërmit e 22-vjeçares bën denoncim ndaj spitalit, duke e akuzuar për kurim të pakujdesshëm.

Familjarët e së ndjerës thanë në polici se ajo po e rimerrte veten, kur krejt papritur u bë keq.

Mbrëmjen e së enjtes ajo u ridërgua sërish në spitalin e Mercato San Severino, ku dhe vdiq pak më vonë, shkruan noa.al.

Nuk janë të qarta shkaqet e vdekjes, ndërkohë që familjarët kanë bërë denoncim, duke kërkuar që të hapet një hetim për të zbuluar përgjegjësit për vdekjen e së resë. /a.y/noa.al