Transmetuar më 08-06-2018, 21:04

Kur bëhet fjalë për shtëpinë, edhe kafshët janë të ndjeshme dhe përpiqen ta mbrojnë nga çdo rrezik.

Kështu ka ndodhur me një majmun, i cili u kthye në një “bishë” kur një eskavator ishte duke prerë dru në pyll.

Ky është momenti kur një orangutan ka reaguar i zemëruar, teksa sulmon një eskavator, i cili i prish shtëpinë në xhungël.

Pamjet e mrekullueshme janë marrë në një pyll në ishullin Borneo në Azi, dhe u hodhën në Facebook nga punëtorët e Shpëtimit Ndërkombëtar të Kafshëve.

Pamjet tregojnë se si orangutan kalon përgjatë një peme të rrëzuar që të mund të ndalojë kovën e eskavatorit.

Ndërsa kova ngrihet, majmuni përpiqet ta ulë. /k.k/noa.al/