Transmetuar më 08-06-2018, 20:32

Një grua e moshuar është dhunuar brutalisht në shtëpinë e saj, në Londër.

Nga pamjet e disa kamerave të sigurisë, ajo duket teksa blen gazetën, por kur ngjitet për në shtëpi e gjen veten të dhunuar.

90-vjeçarja u rrah keqazi nga një hajdut që kishte arritur të hyjë në banesë.

Iris Warner po lufton me vdekjen, pasi ka marrë lëndime të shumta në kokë dhe trup.

Gruaja u zbulua të hënën pasdite nga djali i vet, Jeffrey Warner në shtëpinë e saj në Brent, në veri-perëndim të Londrës, ndërsa policia mendon se sulmi mund të ketë ndodhur rreth orës 12:00 të natës.

Familja e saj publikoi fotografi që përshkruajnë lëndime të tmerrshme të shkaktuara nga hajduti. Fytyra e saj është thuajse e nxirë, ndërsa plagë të shumta ka edhe në trup. /k.k/noa.al/