Transmetuar më 08-06-2018, 19:46

Shkencëtarët kanë zbuluar një analizë gjaku përmes të cilës merret paralajmërimi për lindje të parakohshme.

Sipas një studimi të publikuar nga revista “Science”, këto teste janë 80 % të sakta.

Madje sipas hulumtuesve të Universitetit të Stanfordit, është po aq i saktë sa parashikimi për kohën e lindjes.

Por shkencëtarët tregohen të kujdesshëm ende derisa ky test të bëhet i përdorshëm masivisht te gratë shtatzënë.

Sipas të dhënave, çdo vit lindin 15 milionë foshnja para kohe në botë, para javës së 37-të.

Raportohet se një milion vdekje në vit te fëmijët lidhen me lindjen e parakohshme./a.m./noa.al/