Transmetuar më 08-06-2018, 17:48

Kuptoheshin mirë, pasi vite më parë ishin bashkuar prej disa problemeve lidhur me ushqimin, mbretëreshën Maxima Zorreguieta të Holandës me motrën e saj të vogël Ines.

Shkonin shumë mirë, takoheshin shpesh, deri sa 33-vjeçarja ishte në jetë.

Por Ines u gjet e vdekur më 6 qershor nga e ëma, në apartamentin e saj në Buenos Aires, të Argjentinës. Mediat vendase flasin për vetëvrasje. Kohëve të fundit ishte dëgjuar të flitej më shumë për të, se sa për motrën që mbante kurorën.

Kishte ngjallur shumë diskutime, pas vendimit të Presidentit argjentinas Mauricio Macrì, që ti besonte detyrën e përgjegjëses së ministrisë së Zhvillimit Social.

Një zhvillim i mirë për psikologjinë e së renë, e cila më herët kishte pasur probleme me anoreksinë. Ishte shenja se Ines ishte mirë, shkruan noa.al.

Por pikërisht prej të shkuarës së saj u hodhën shumë dyshime, nëse ishte e zonja të bënte detyrën që i ishte besuar. Ndërsa krejt papritur motra e mbretëreshës së Holandës i dha fund jetës, duke marrë me vete edhe pasionin e saj me dietat.

Maxima e kishte zgjedhur edhe si shoqëruese në dasmën e mbajtur në vitin 2002, dhe më vonë edhe si kumbarën e vajzës së saj Ariene. /a.y/noa.al