Transmetuar më 08-06-2018, 17:35

Një djalë 18-vjeçar gjeti vdekjen për shkak të kequshqyerjes dhe keqtrajtimeve të pësuara. Nën akuzë për vdekjen e tij janë vënë e ëma, gjyshja dhe motra, të cilat nuk janë kujdesur siç duhet për të, deri sa e katandisën në një skelet.

Viktima mund të krahasohej fare mirë me ato të kampeve të përqendrimit të luftës së dytë botërore.

Ngjarja horror vjen nga Yorkshire, në Angli. Nëna Dawn Cranston, 45 vjeçe, gjyshja Denise Cranston, 70 vjeçe dhe motra Abigail Burling, 25 vjeçe, akuzohen për vrasje. Jordan Burling, vdiq “totalisht i pambrojtur” mbi një dyshek plazhi, me shenja të dukshme dhune dhe keqtrajtimi.

Është ky konkluzioni i Prokurorisë, i paraqitur këtë të mërkurë në gjykatë, ku po zhvillohet seanca në ngarkim të tre të akuzuarave, shkruan noa.al.

I riu vdiq më 30 qershor 2016 si pasojë e kequshqyerjes, plagëve të shumta dhe të qelbësuara në braktisje totale.

Por horrorit i shtohet dhe më shumë se kaq! Ndërsa policia po hetonte në dhomën e Jordan pas vdekjes së tij, brenda një çante u gjet kufoma e një foshnje të sapolindur. /a.y/noa.al