Transmetuar më 08-06-2018, 14:20

Zbulohen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e së hënës, 4 qershor, në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri biznesmeni 29-vjeçar Vasil Dervishaj.

Si i dyshuar për krimin është dorëzuar në polici i riu nga Tepelena A.Çaushi.

Ai akuzohet si i autori i përfshirë në vrasje, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori tjetër, 31-vjeçari Ergest Avdiu.

Nga hetimet e policisë rezulton se para disa vitesh, Vasil Dervishaj dhe Ergest Avdiu kishin pasur një konflikt në Itali, çka dyshohet se mund të ketë qenë edhe motivi i krimit.

Vrasja ndodhi në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar në afërsi të dyqanit të Çaushaj.

Mësohet se atë ditë Dervishaj u ka dalë me makinë përpara të dyshuarve, duke u prerë rrugën, teksa edhe ata kanë qenë në makinë tjetër.  

Dyshohet se ka qenë 29-vjeçari ai i cili nxori armën i pari, por pa mundur ta shkrepë, duke bërë që Ergest Avdiu të nxjerrë pistoletën që mbante me vete dhe ta vrasë.

Sakaq “arrest me burg” vendosi sot Gjykata e Vlorës për njërin prej të arrestuarve si autorë të vrasjes së biznesmenit Vasil Dervishaj.

Sipas gjykatës ndaj 28- vjeçarit A. Çaushaj rëndon akuza e vrasjes me paramendim në bashkëpunim.

Po ashtu e njëjta masë u dha edhe ndaj Amarildo Grembi dhe Nekid Arapi të akuzuar për moskallëzim krimi dhe ndihmë për largim të autorëve nga vendi i ngjarjes.

Vasil Dervishaj njihej edhe si biznesmen në qytetin bregdetar, pasi ka në pronësi një pikë elektroshtëpiakesh, por edhe një lokal. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd