Transmetuar më 08-06-2018, 13:54

Një situatë e dalë nga kontrolli është shënuar këtë të enjte, në një televizion në Tiranë, ku dy të ftuarit janë kapur me grushte me njeri tjetrin.

Bëhet fjalë për dy drejtues sindikatash, Kol Nikolla dhe Fiqiri Xibri, të cilët ishin të ftuar në një emision në studion e Tv SCAN.

Duke debatuar me njëri tjetrin lidhur me protestën e minatorëve, të mbajtur këtë të mërkurë, ata janë konfliktuar edhe fizikisht.

Në videon që gjeni më poshtë, e cila po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, shihet se si dy të ftuarit ngrihen nga ndenjësit e tyre dhe godasin njeri tjetrin.

E vendosur në siklet drejtuesja e emisionit ndërhyn për ti ndarë ashtu sikundër dhe kameramanët.

Në videon që gjeni më poshtë, mund të shihni gjithë skenën se çfarë ka ndodhur. /a.y/noa.al