
"Arrest me burg" vendosi sot Gjykata e Vlorës për njërin prej të arrestuarve si autorë të vrasjes së biznesmenit Vasil Dervishaj.
Sipas gjykatyës ndaj 28 vjeçarit A. Çaushaj rëndon akuza e vrasjes me paramendim në bashkëpunim.
Po ashtu e njëjta masë u dha edhe ndaj Amarildo Grembi dhe Nekid Arapi të akuzuar për moskallëzim krimi dhe ndihmë për largim të autorëve nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të ditës së hënë, ku biznesmenit Dervishaj iu bë atentat me armë brenda makinës.
28-vjeçari A. Çaushaj u ndalua një ditë më parë pas urdhrit të Prokurorisë së Vlorës.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç.
Policia është në kërkim të autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





