Transmetuar më 06-06-2018, 19:45

Vaji i peshkut është i këshillueshëm pasi është i pasur me omega 3.

Përdorimi i këtij vaji jep rezultate mjaft të mira për zbutjen e efekteve anësore ndaj kurave për personat që vuajnë nga kanceri.

Ky është konkluzioni i një studimi kryer së fundi nga Universiteti i Çikagos në SHBA.

Sipas hulumtuesve, acidet yndyror omega 3 zvogëlojnë efektet anësore të terapive të gjatë që u duhet të përballojnë të sëmurët me kancer.

Në studim morën pjesë disa pacientë që vuajnë nga kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrëve.

Po mendohet për të bërë të përdorshme një kurë konkrete me doza të omega 3 për pacientët që janë duke u trajtuar ndaj kancerit./a.m./noa.al/