Transmetuar më 06-06-2018, 17:02

Sezoni i ri i televizioneve në shtator pritet të ketë jo pak lëvizje.

Një prej ndryshimeve më kryesore mund të jetë rikthimi aktorit të humorit, Agron Llakaj në Top Channel.

Kjo thuhet sepse, ditën e sotme, ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar”, në “Vizion Plus”, është fotografuar nga "Dita" me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi.

1-10-1024x576-640x360

Nuk dihet nëse aktori i njohur ka planifikuar rikthimin e tij në televizionin ku ishte drejtues i “Portokalli”.

Drejtori i Top Channel, Ben Blushi, ka nisur një fazë ndryshimesh në këtë televizion, duke synuar të afrojë emisionet dhe drejtuesit më të kërkuar të momentit.

Vetëm pak ditë më parë, ai i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut, dhe ky i fundit ka thene se eshte ne bisedime, dhe një ikje nga Tv Klan për të nuk do të ishte e lehtë.