Transmetuar më 06-06-2018, 16:00

Një grua ka shpëtuar vetëm për pak nga vdekja tragjike, pasi burri i saj tentoi ta shtypë me makinë.

Gjithçka nisi pasi ajo kërkoi divorcin, ndërsa burri i nervozuar i dha gaz makinës për ta shtypur, por për fat të mirë nuk ia arriti dot.

Incidenti tronditës u kap në kamerat e rrugës në qytetin e Khabarovsk, Rusi.

Çifti ka qenë duke debatuar brenda makinës kur gjërat filluan të nxeheshin. Gruaja i tha burrit se donte divorcin përpara se të dilte nga makina.

Por ai, i zemëruar, tenton ta shtypë. Burri i jep makinës në drejtim të gruas duke e hedhur në tokë dhe më pas përplaset në trotuar e pemë.

Gruaja, pavarësisht goditjes, arrin të ngrihet në këmbë por duket qartë se ka dhimbje të forta. /k.k/noa.al/