Transmetuar më 04-06-2018, 17:11

Skuadra e futbollit e Tunizisë ka gjetur një mënyrë gjeniale për të çelur iftarin edhe në fushën e lojës.

Gjatë ndeshjes së parë me Portugalinë, ndërsa tunizianët ishin në disavantazh 2-1, Hasse u pa të “dëmtohej” në minutën e 58-të.

Por, kjo shtirje u mundësoi shokëve të skuadrës të vraponin drejt stolit të rezervave për të futur diçka në gojë dhe për të thyer kështu agjërimin e Ramazanit.

Pasi pinë ujë dhe konsumuan gjëra të lehta, kombëtarja afrikano-veriore shënoi edhe golin e barazimit 6 minuta më vonë, duke frenuar kampionët në fuqi të Europës për 30 minutat e tjera në barazimin 2-2.

Po në të njëjtën mënyrë, këtë herë në minutën e 49-të të miqësores ndaj Turqisë, Hassen u rrëzua me shpinë përtokë për t’u lejuar sërish lojtarëve tunizianë të shkonin e të rrëmbenin ushqime të lehta, pas thyerjes së agjërimit.

Edhe ndaj turqve, tunizianët morën sërish një barazim në të njëjtat shifra, 2-2.

Përveç agjërimit, lojtarët po korrin sukses edhe në ndeshje. /k.k/noa.al/