Transmetuar më 04-06-2018, 12:12

I keni krahët e mbushur me puçrra të vogla ose njihni dikë që i ka? E ashtuquajtura “lëkurë pule” është një lloj inflamacioni. Ka disa shkaqe që çojnë në shfaqjen e saj dhe mes tyre është intoleranca ndaj glutinës.

Nuk mund të flitet për një sëmundje mirëfilli, por është një hiper ndjeshmëri ndaj glutenit që nuk duhet nënvlerësuar.

Ky reaksion manifestohet në lëkurë për disa shkaqe, mes tyre astma, alergjitë, mungesa e vitaminës A dhe acidesh yndyrore si dhe luhatje hormonale.

Problemet me këtë lloj lëkure mund të shkaktojnë diarre, kapsllëk por edhe migrenë.

Intoleranca ndaj glutenit kurohet me anë të një diete të ekuilibruar.

Disa nga ushqimet që duhen shmangur janë disa lloje mielli, buka, makaronat, biskotat dhe tortat.

Gjithashtu duhen shmangur edhe produkte ushqimore me bazë brumin, orizi, patatet e skuqura ose të pjekura.

Duhet shmangur edhe qumështi, qumështi pluhur, pijet me bazë qumështin dhe soja.

Ndër të tjera duhen eliminuar edhe karamelet dhe ëmbëlsirat. /a.y/noa.al