Transmetuar më 31-05-2018, 12:22

Një ngjarje tronditëse ndodhi një ditë më parë në Itali ku një 33-vjeçare shqiptare u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj maroken, me të cilin ishte në process divorci.

Fjoralba Nonaj u godit disa herë me thikë nga ish-partneri i saj 35-vjeçar i cili pas krimit makabër u vetëdorëzua në polici.

Ngjarja ndodhi në zonën e Seregno, në provincën e Monza-Brianza të Italisë dhe dëshmitar i skenës së rëndë ishte edhe djali 5-vjeçar i çiftit i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

“Po, ishte babi, unë e pashë”, u ka thënë ai punonjësve të policisë.

Shqiptarja kishte marrë disa plagë të rënda në trup. Kur mbërriti ambulanca ajo u gjet pa puls.

Fëmija 5-vjeçar po mbahej në krahë nga një fqinje 49-vjeçare derisa aty mbërriti policia./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd