








Zbulohen detaje të tjera lidhur me një krim makabër të ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Seregno, në provincën e Monza-Brianza të Italisë.
E therur me thikë nga i shoqi, ka humbur jetën 34-vjeçarja shqiptare Fjoralba Nonaj, e cila u godit disa herë me thikë nga bashkëshorti maroken, në sy të djalit të tyre 5-vjeçar.
Mësohet se Fjoralba ishte në proces divorci me të shoqin maroken dhe dyshohet se krimi ka ndodhur gjatë një zënke mes tyre.
Fillimisht ata nisën të qëlloheshin brenda makinës, deri kur marokeni nxori një thikë dhe theri të shoqen.
Gjithçka pasi i dyshuari për krimin, nuk pranonte kërkesën për divorc të bërë nga Nonaj.
Më tej ai u largua, duke lënë brenda mjetit gruan e larë në gjak dhe të birin, për t’u dorëzuar në polici. /a.y/noa.al
Tragjike në Itali, marokeni masakron me thikë gruan shqiptare në sy të djalit 5 vjeçar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





