Transmetuar më 30-05-2018, 09:58

Një djalë i ri është vënë në prangat e policisë së Librazhdit, nën akuzën e vjedhjes.

Erion Mekshi, 19 vjeç, banues në fshatin “Pishkash”, Librazhd, u arrestua këtë të martë.

I riu është kapur në flagrancë pasi ka vjedhur në Librazhd, një dyqan në pronësi të shtetasit Sh.V.

Mekshi akuzohet se kishte vjedhur një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të riut hetimit hetimet janë në vijim ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd