Transmetuar më 26-05-2018, 19:13

Prezantuesi i njohur Adi Krasta ka ndarë disa rrjeshta në Facebook, duke treguar se çdo të thotë të protestosh.

Nëpërmjet postimi të tij, Krasta shkruan se “shoqërite që s’protestojnë janë të destinuara të mpaken, ndrydhen apo tkurren”

“Nuk është luks të protestosh. Është përgjegjësi për një kauzë që është e lidhur jo vetëm me ty… por kushtëzon jetën e të gjithëve. Duhet kurajë për të vepruar, kuptuar , për të gjetur fuqinë e shprehjes”, shprehet ai.

Sipas tij është shpirti i lirë që vendos për çfarë të protestojë dhe kur.

“Duhet kurajë për të vepruar, kuptuar , për të gjetur fuqinë e shprehjes. Ne jemi qytetarë dhe protestues. Nuk ka rrugë të posacme për protestën. Nuk ka sheshe të përcaktuarq e faqe të dedikuara on line. Nuk ka kauza të mëdha e të vogla, të rëndësishme e më pak të rëndësishme. Është shpirti i lirë që vendos për çfarë të protestojë dhe kur. Apatia është fillimi i gjumit. Indiferenca është përgjumja para vdekjes”, shkruan Krasta në postimin e tij./a.k/noa.al/