Transmetuar më 24-05-2018, 09:25

Një studim i ri ka nxjerrë në pah vendet e punës, të cilat firmat zvicerane kanë më shumë vështirësi për t’i siguruar. Dixhitalizimi në rritje dhe forca punëtore në moshë të madhe, ka bërë që Zvicra të përballet me defiçit në treg për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030.

Ky defiçit është vërejtur nga kompanitë zvicerane, sidomos për sektorët që kërkojnë më shumë aftësi.

Kështu tregon raporti i ri agjencisë së rekrutimit Adecco dhe Universitetit të Zurichut.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, më shumë punëtorë në Zvicër janë kërkuar nga sektorët e mëposhtëm shkruan ‘Kosova Press’.

- Auditorë, këshilltarë për taksa apo politika të trustit

- Inxhinierë

- Mjekë, infermierë dhe farmacistë

- Pozicion për IT

- Pozicione juridike

- Mësimdhënie dhe edukim

- Menaxhim dhe shërbime publike