Transmetuar më 16-05-2018, 20:40

Pas konferencës për shtyp të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili sqaroi situatën me vëllain e tij Agron Xhafën, reagoi edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij sot vëllai i Fatmirit, Agron Xhafa u bë "kurban" për të shpëtuar kokën e Edi Ramës dhe të Olsit.

"O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty, por mbron Olsin dhe menderen e tij!

Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot për kokën e Agron Xhafës për të shpëtuar menderet e tyre! Në një akt pafytyrësie ekzemplare, ata u betuan para shqiptarëve pasi paketuan Gonin e tyre të dashur për në Itali se gjithçka është e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjatë natës kishte bërë edhe ekspertizën dhe sipas tij zëri nuk ishte i të mirit Agron, por i opozitës", shprehet ai.

Por për Berishën tashmë është radha e popullit që të ngrihet i revoltuar duke refuzuar atë që ai e quan qeverinë e krimit.

"Përkrah tij qëndronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me zë dhe dëshmitarë gjithçka është e vëlla Agronit.

Me këtë rast dua t'i them Fatziut të drogës se Rama nuk mashtroi për ty as dhe për Geronin tënd, por për Olsin dhe menderen e tij.

Populli i revoltuar do t’ju krrejë shumë shpejt nga karriget tuaja që qëndrojnë mbi krimin dhe drogën!", shkruan Berisha./m.sh/noa.al/