Transmetuar më 16-05-2018, 15:27

Një djalë që donte të martohej me vajzën që dashuronte, e pësoi keq teksa babai dhe vëllezërit e tij i nxorrën sytë.

Abdul Baqi nga fshati Nasirabad, Pakistan i kërkoi familjes së tij që të shkonin për t’i kërkuar dorën për fejesë të dashurës së tij.

Por kërkesa tërboi babin e tij 70-vjeçar, Dost Muhammadin dhe katër vëllezërit, Abdul Ghani, Abdul Sattar, Abdul Rehman e Abdul Karim. Ata e mbyllën 22-vjeçarin në një dhomë dhe i nxorrën sytë.

Gjithashtu mbyllën dhe nënën e tij në një dhomë tjetër që ajo të mos kishte mundësi për të ndërhyrë. Më pas, me anë të një luge dhe thike, kryen aktin e tmerrshëm.

“Unë i kërkova babit dhe vëllezërve të martohesha me vajzën me të cilën isha lidhur”, tha ai.

Mjekët kanë thënë se ai nuk do të mund të shohë më kurrë. /k.k/noa.al/