Transmetuar më 16-05-2018, 14:50

Miklovan Parubi do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm, i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Ndërkohë, sa i përket personit që ka bashkëpunuar në krim, Marçel Shpijati, është dënuar me 3 vite burg.

Masa ndaj tyre është dhënë sot nga Gjykata e Shkodrës.Autori dhe dy viktimat

Sa i përket ngjarjes për të cilën ata akuzohen, Miklovan Parubi me 3 tetor të vitit 2016 në Dajç të Shkodrës ka hyrë në një nga lokalet e zones, në përdorim të shtetasit, Arjet Seiti dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë të vdekur 2 shtetas, dhe duke plagosur 4 të tjerë.vendi ku ndodhi krimi

Viktima të ngjarjes mbetën Arjet Saiti, 42 vjeç  dhe Gacalin Kopshtin, 30 vjeç. Ndërsa të plagosur Ndok Markut, Vinçens Kopshtit, Aleks Prendit dhe Kitas Mollës.

Këta të fundit, ishin dëshmitarë në proces krahas provave të tjera të prokurorisë mes të cilave edhe pamjet e  kamerave të sigurisë të ambientit ku u shënua ngjarja.

Në seancën e sotme gjyqësore ka folur edhe autori kryesor i kësaj ngjarjeje, i cili ka thënë:

“Unë nuk e di se pse pasi gjithë personat i kam shokë jete, kam qenë i dehur dhe kam konsumuar hashash, kam marrë në qafë shumë familje dhe familjen time. Nuk kërkoj asgjë vetëm drejtësi. Po ju lutem Marçelin mos e merrni në qafë, sepse ai s’ka lidhje me këtë ngjarje”.

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Vat Staka, ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Miklovan Parubi, ndërsa për shtetasin Marçel Shpijati dënimin me 20 vite burg. /k.k/noa.al/