Transmetuar më 16-05-2018, 12:20

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbështetës të opozitës janë grumbulluar në një protestë para Ministrisë së Brendshme ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Qytetarët mbajnë në duar pankarta dhe kanë lëshuar thirrje kundër kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj.

Në protestë janë bashkuar deputetët të opozitës ndërkohë kujtojmë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk është i pranishëm pasi ai ndodhet në Bullgari në një aktvitet të Partive Popullore Evropiane.

Raportohet se nuk kanë munguar tensionet në nisje të protestës. Disa qytetarë kanë tentuar të kalojnë përtej kordonit të policisë që është vendosur rreth institucionit.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit që pritet të zgjasë rreth dy orë, nëse protestuesit nuk kanë ndonjë skenar tjetër që nuk është bërë publik.

Forca të shumta policie qëndrojnë në gadishmëri për të shmangur çdo incident të mundshëm./a.m./noa.al/