Transmetuar më 15-05-2018, 21:56

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi sot se do të flasë nesër për çështjen “Xhafaj”.

Nëpërmjet reagimti të tij Spaho shkruan se kryeministri Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin dhe se opozita sipas tij prej 5 vjetësh po lufton lidhjet e Ramës me krimin e organizuar!

“Edi Rama në përpjekje për të mbrojtur klikën e tij të inkriminuar paska thënë që nuk jemi të gjithë njësoj. Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojme prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar”, shkruan Spaho.

Ai vijon më tej në reagimin e tij:

“Edi Rama është ai që emëron Ministrat e Brendshëm me lidhje familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës! Ne jemi ata që e zbulojnë këtë të vërtetë!

Ne nuk jemi njësoj! Ne anëtarësuam vendin në NATO dhe hoqem vizat! Edi Rama, me bashkëqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian të vendit”, shkruan Spaho”./a.k/noa.al/