Transmetuar më 15-05-2018, 13:30

Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Për togat e zeza provat e reja të parqitura nga prokurorët janë të mjaftueshme për të izoluar ish-ministritn e akuzuar për “trafik droge”.

Por nga ana tjetër, gjykata i vlerësoi të pamjaftueshme të dhënat për të marrë në konsideratë kërkesën e Porkurorisë për “arrest në burg”. Gjatë seancës ka pasur debate mes Tahirit dhe prokurorëve. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë provë të re dhe se nuk është takuar me personat të cilët akuzohen për trafikun e narkotikëve.

Ndërkohë, avokati i Tahirit, Maks Haxhia, deklaroi pas seancës se ky vendim do rrëzohet në apel pasi prokuroria nuk solli asnjë prove të re. 

“Ne analizuam gjithë dosjen mbi të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie. Sa për dijeninë tuaj dhe të publikut në të gjithë materialet e dosjes nuk kishte asnjë provë të re që e implikonte zotin Tahiri. Në materialin që kam lexuar nuk ka asgjë. Prokurori tha edhe që duhet të arrestohet zoti Tahiri sepse mund të ndërhyjë në tavolinë dhe zyrën time për të prishur provat”, deklaroi avokati Haxhia.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e prokurorit Besim Hajdarmataj se “Tahiri e di një ditë më parë se kë do pyes unë”, avokati i Tahirit ka bërë edhe një batutë. “E di historinë e mbretëreshës së Anglisë me Bitëllsat? Kur se mbron ti veten…”.

Sipas avokatit, nuk ka se çfarë provash të prishen nga klienti i tij, gjë të cilën prokuroria e ka pretenduar në seancë. Prokurorët kërkuan që Tahiri të mos lirohet pasi dyshojnë që mund të intimidojë dëshmitarët e çështjes. Ata përmendin një takim me Orgest Liperin, pronarin e skafit me të cilin ka udhëtuar drejt Greqisë ish-ministri. porkurori ka deklaruar se kanë përgjuar takimin.

Por ish-ministri nga ana e tij është shprehur se Liperin e ka takuar për t’i kërkuar ndjesë që u përfshi në këtë histori.

“Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje që e përfshiva në këtë mesele. Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë”, mësohet të ketë thënë në gjyq Tahiri./a.m./noa.al/