Transmetuar më 09-05-2018, 19:18

Takimi është në 21 maj, në San Siro.

“Mbrëmja e Mjeshtrit”, ndeshja e lamtumirës së Andrea Pirlos do të jetë e veçantë, një takim yjesh, ku në stol do të jenë disa nga trajnerët më të mirë të futbollit italian.

Për të drejtuar teknikisht, do të jenë Masimiliano Allegri, Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Roberto Donadoni e Mauro Tassotti.

Pesë trajnerë për ndeshjen e fundit të mesfushorit që e bëri në fillim Milanin të madh dhe më pas Juventusin.

Në listën e të grumbulluarve ka kampionë të mëdhenj që e kanë shoqëruar Pirlon në më shumë se 20 vite karrierë, duke e ndihmuar të fitojë një botëror, 2 Liga kampionesh, 6 tituj kampionë, një botëror klubesh, dy superkupa evropiane, 3 superkupa Italie dhe 2 kupa Italie.

Portierë do të jenë: Christian Abbiati, Gianluigi Buffon, Nelson Dida, Marco Storari.

Mbrojtës, Daniele Adani, Andrea Barzagli, Daniele Bonera, Leonardo Bonucci, Marcos Cafu, Fabio Cannavaro, Giorgio Chiellini, Billy Costacurta, Giuseppe Favalli, Ciro Ferrara, Fabio Grosso, Marek Jankulovski, Kahka Kaladze, Stephan Lichtsteiner, Paolo Maldini, Marco Materazzi, Alessandro Nesta, Massimo Oddo, Serginho, Dario Simic, Gianluca Zambrotta.

Në mesfushë, Demetrio Albertini, Massimo Ambrosini, Roberto Baronio, Cristian Brocchi, Mauro German Camoranesi, Daniele De Rossi, Alessandro Diamanti, Aimo Diana, Gennaro Gattuso, Frank Lampard, Leonardo, Marchisio, Rui Costa, Claudio Marchisio, Simone Pepe, Simone Perrotta, Manuel Rui Costa, Clarence Seedorf, Marco Verratti.

Në sulm, Marco Borriello, Antonio Cassano, Hernan Crespo, Alessandro Del Piero, Alberto Gilardino, Vincenzo Iaquinta, Filippo Inzaghi Pato, Ronaldinho, Ronaldo, Alessandro Matri, Alexandre Pato, Fabio Quagliarella, Andriy Shevchenko, Luca Toni, Francesco Totti, Nicola Ventola e Christian Vieri.