Transmetuar më 08-05-2018, 07:25

Ka folur pak për veten sa herë është ndeshur me pyetjet private e sidomos ato që u përkasin operacioneve plastike.

A ka bërë ndërhyrje? Kjo është një prej pyetjeve që gjithmonë i është bërë këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, edhe pse, me shumë diplomaci, i ka anashkaluar.

Por mbrëmjen e kësaj të hëne, para fëmijëve të Piter Panit, të cilët, nuk ia kursyen pyetjen e të gjithëve.

 Si fillim, në atë fazë “shkallimi”, siç e quajti ajo, Albëria nisi me vetullat tatuazh, për të cilat më vonë u pendua dhe tani, ka nisur një fazë djegieje.

Por kur fëmijët e pyetën nëse ka bërë ose jo ndërhyrje plastike, Albëria tha: “Kam bërë dhe nuk e kam mohuar asnjëherë. Ishte një fazë që të gjithë nisën të përmirësonin ndonjë defekt te vetmja. Më kapi edhe mua kjo fazë dhe nisa me hundën, pastaj me pak buzët”, tha Albëria, edhe pse duket paksa e penduar për ndërhyrjet. Ajo vazhdimisht vazhdon të japë këshillat për zgjedhjen e një mjeku të mirë që të përmirëson pamjen pa të shëmtuar e dëmtuar: “Tani po përpiqem të kthehem në identitet. Gjithkush nga ne ka një gjë që nuk kënaqet te vetja, ndoshta kërkon një hundë pak më të vogël, pak më lart. Por gjithmonë duhet të shkojmë që të bëjnë gjërat që të shkojnë. E kam nga eksperiencat e jetës.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd