Transmetuar më 05-05-2018, 19:01

Nga Ylli Manjani

Kryeministri na uron “Gëzuar 5 majin”, pra ditën e vdekjes! Si dozë e lartë duket...

Zëvendësia e tij, ngatërron librin me përralla Arabe, me librin e kohës së Enverit për Dëshmorët! Dozë fillestarësh, por me efekt të menjëhershëm...

Vartësit e tyre kanë frikë se mos bëhen “dëshmorët” e ndryshimeve në qeveri dhe punojne si për ditën e fundit!

Dozë e mjaftueshme për të mos fjetur...

Pjesmarrësit në homazhe zihen për foton e Enverit!! Të dehur nga tymi dhe aromat e drogës që përdor qeveria...

Ec e merre vesh se ç’bëhet në këtë vend!

Me siguri Dëshmorët janë rrotulluar disa herë aty poshtë nga sikleti...

Familjet e tyre presin të marrin ndonjë kg mollë nga shteti, si gjithmonë...

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al