Transmetuar më 04-05-2018, 10:13

E dini se ekzistojnë ushqime specifike që duhen konsumuar në bazë të moshës që kemi? Për të ruajtur linjën trupore është e rëndësishme që të konsumohen ushqimet e duhura sipas moshës, në mënyrë që të dobësoheni lehtësisht.

Nën 20 vjeç- Personat nën këtë moshë, duhet të ushqehen në mënyrë të ekuilibruar, në mënyrë që të kenë një zhvillim korrekt. Do të ishte më mirë që të shmangeshin dietat ekstreme, si ato vegjetariane apo me përmbajtje të ulët karbohidratesh, pasi mund të rezultojnë të dëmshme për organizmin. Është e rëndësishme të konsumohen ushqime të pasura me kalcium dhe magnez, si arrat, farat e lulediellit, perimet dhe jeshillëqet, në mënyrë që të parandalohet osteoporoza në rritje. Këshillohet që të konsumohen edhe ushqime që përmbajnë Omega 3, të cilat janë të rëndësishme për të prodhuar hormonet, por edhe fibra dhe ushqime që përmbajnë zink, si vezët dhe pula për të marrë proteina.

Nga 20 deri në 25 vjeç- Kur kalohet mosha 20-vjeçare, është mirë që të bëhet një përmirësim nga pikëpamja ushqimore, ku këshillohet marrja sa më shumë e vitaminës B. Këshillohet që të konsumohen kërpudha, jeshillëqe, sallatë, peshk, thjerëza, fara lule dielli, si dhe ushqime që përmbajnë hekur. Këto produkte mundësojnë një ushqim të shëndetshëm dhe jo shtim në peshë.

Nga 25 deri në 30 vjeç- Kjo moshë është ajo ku hidhemi aktivisht në punë, duke u përballur me periudhat e para të stresit të fortë. Për të mbajtur nën kontroll shqetësimet, rol të rëndësishëm luajnë edhe ushqimet. Rekomandohet konsumi i produkteve që përmbajnë magnez dhe potas, si fasulet, avokado, çokollata e zezë dhe drithërat. Këshillohet që të shmangni sheqerin dhe kafen, pasi nuk bën gjë tjetër, përveç se konsumon rezervat e energjive.

Nga 30 deri në 40 vjeç- Kur kalohet mosha 30-vjeçare, niset që të mendohet për shtatzëninë, kështu që në këtë moment duhet filluar të përgatitet trupi edhe për të voglin. Këshillohet acidi folik i cili gjendet te spinaqi, sallata jeshile, fasulet dhe agrumet. Për ta bërë regjimin ushqimor të kompeltuasr pini dhe lëngje frutash jeshile si dhe konsumoni limon, shkruan noa.al.

Nga 40 deri në 50 vjeç– Duke nisur nga mosha 40-vjeçare, energjitë sa vijnë dhe bien, pasi trupi nuk prodhon më në sasi të mjaftueshme antioksidantin CoQ10. Për të shmangur pasoja të rënda, këshillohet që të konsumohet dy herë në javë peshk merluc, salmon, sardele dhe lajthi si dhe ushqime të tjera të pasura me antioksidantë.

Në menopauzë- Gjatë menopauzës, femrat, pësojnë një sërë ndryshimesh në trupin e tyre, ndaj për të minimizuar sa më shumë efektet, këshillohet që të konsumohet ushqimi i duhur. Rekomandohet konsumi sa më i shpeshtë i ushqimeve si qiqrat dhe susami, të cilat përmbajnë fitoestrogjenme që lehtësojnë çrregullimet e shkaktuara nga rënia hormonale. /a.y/noa.al