Transmetuar më 16-04-2018, 17:04

Pak muaj nga evenimenti më i rëndësishëm botëror i futbollit, një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave ka surprizuar të gjithë me një deklaratë.

Zllatan Ibrahimoviç, ka lajmëruar se ka shumë gjasa që ai të jetë pjesë e kombëtares suedeze në kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Në Twtter, Ibrahimoviç ka shkruar se "mundësia që unë të luaj në Kupën e Botës është shumë e madhe FIFA World Cup 2018”.

Më herët bomberi suedez kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli me kombëtaren, por me gjasë dëshira e tifozëve e ka bërë që ta mendojë sërish këtë vendim.

Mbetet për t’u parë nëse Zllatan do të jetë pjesë e botërorit, i cili aktualisht luan për La Galaxy, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd